Ndërlidhjet

2 miliardë dollarë ndihmë për Haitin



Haiti që më 12 janar u godit nga një tërmet shkatërrues, deri më tash ka marrë ndihmë në vlerë 2 miliardë dollarë, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara.
Ndihmë kanë dërguar rreth 100 vende, organizata jo qeveritare, fondacione, kompani dhe individë.
Në listën e atyre që kanë ndihmuar gjenden edhe presidenti Barak Obama që ka dhënë 15 mijë dollarë dhe Madona që ka ofruar 250 mijë dollarë.
Afër 200 mijë veta kanë vdekur, ndërsa Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 3 milionë veta kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
XS
SM
MD
LG