Ndërlidhjet

SHBA: Bernanke u konfirmua edhe për mandatin e dytë


Senati i Shteteve të Bashkuara e ka konfirmuar emërimin e Ben Bernankes edhe për mandatin e dytë në krye të Rezervave Federale, që është Banka Qendrore Amerikane.

Senati votoi 70:30 në favor të zotit Bernanke, përkundër kritikave për vlerësimet e tij para krizës financiare amerikane dhe mbështetjen për ndihmën masive qeveritare për kompanitë e mëdha.

Mbështetësit e tij e lavdëruan për shpëtimin e industrisë financiare dhe parandalimin e shkatërrimit katastrofal.
XS
SM
MD
LG