Ndërlidhjet

Londër: Toni Bler para komisionit që heton luftën në Irak


Ish kryeministri britanik, Toni Bler, sot pritet të ballafaqohet me pyetje publike lidhur me vendimin e tij për dërgimin e trupave britanik për t’ju bashkuar luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, para shtatë vitesh.

Dëshmia e zotit Bler në komisionin për hetimet e luftës në Irak, do të bëhet edhe në praninë e disa anëtarëve të familjeve të ushtarëve dhe të civilëve që janë vrarë ose zhdukur në Irak.

Komisioni hetimor deri tash është fokusuar në shërbimet e inteligjencës të cilat e arsyetonin invazionin në mars të vitit 2003 dhe në pyetjen nëse lufta ishte legale.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë se invadimi ishte i arsyeshëm për shkak të kërcënimit, që paraqiste ish lideri irakian, Sadam Husein, me posedimin e armatimit për shkatërrim në masë.

Pr, kjo luftë nuk e kishte miratimin e Kombeve të Bashkuara.

Pyetje të mëtejshme lidhur me arsyet për konflikt të armatosur ishin shtruar nga dështimi për të gjetur armatim të shkatërrimit në masë në Irak.
XS
SM
MD
LG