Ndërlidhjet

logo-print

Vietnam: U dënua për kritikë ndaj qeverisë komuniste


Autorja dhe veprimtarja për demokraci, Pham Thanh Nghien, 32 vjeçare, është dënuar me katër vjet burgim për shkak se ka kritikuar qeverinë komuniste në këtë vend.

Avokati i saj tha se ajo u dënua për shkak të akuzave për përhapjen e propagandës kundër shtetit.

Gjykimi, i cili zgjati gjysmë dite, në qytetin verior Haiphong, ishte i mbyllur për mediat dhe diplomatët perëndimorë, që zakonisht lejohen t’i ndjekin proceset e këtilla në sistemin e brendshëm televiziv të gjykatës.

Gjatë tre muajve të fundit, në Vietnam janë akuzuar 15 veprimtarë për demokraci, përfshirë edhe Nghien.
XS
SM
MD
LG