Ndërlidhjet

Iran: U varën dy vetë të dënuar pas zgjedhjeve të qershorit


Grupi Amnesti Interneshënel, Shtetet e Bashkuara dhe Britania, kanë dënuar ekzekutimin e dy personave në Iran, që ishin dënuar me vdekje në proceset pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale, në qershor të vitit të kaluar.

Në raportet iraniane thuhet se të dy personat e ekzekutuar me varje, ishin dënuar si “armiq të Zotit”, anëtarë të një grupi që e mbështet ripërtritjen e monarkisë iraniane dhe për përpjekje për ta përmbysur establishmentin islamik.

Nëpërmjet të një deklarate, Amensti Interneshënel, i vlerësoi ekzekutimet si “shokuese” dhe tha se të dy njerëzit ishin dënuar në “mënyrë jokorrekte” dhe vrarë pa arsye, me pranimin e dyshuar të tyre para autoriteteve, që qartas janë bërë nën presion.

Sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband, tha se ishte “i tmerruar” nga varjet, ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Bill Barton, theksoi se “vrasja e të burgosurve politikë” vetëm do ta zgjeroj mëtutje izolimin e qeverisë iraniane.

Sipas avokatit të njërit prej këtyre dy personave dhe raporteve të tjera, ata të dy ishin arrestuar para votimeve të qershorit.
XS
SM
MD
LG