Ndërlidhjet

Kabul: Ka lëvizje për angazhimin e talibanëve në bisedime


Lëvizjet për angazhimin e talibanëve në negociata duket se kanë arritur një shkallë të lartë, pas ftesës që qeveria afgane e presidentit Hamid Karzai, u ka bërë talibanëve për të marrë pjesë në këshillin paqësor dhe pas raporteve për takim sekret ndërmjet të dërguarit të lartë të Kombeve të Bashkuara dhe udhëheqjes talibane.

Zëdhënësi i qeverisë afgane, Hamid Elmi, tha se talibanët janë ftuar të marrin pjesë në asamblenë tradicionale të liderëve fisnorë në gjithë Afganistanin.

Një zëdhënës i militantëve tha sot se udhëheqja e talibanëve do të vendos së shpejti lidhur me ftesën e presidentit Karzai.

Nga ana tjetër, i dërguari aktual i OKB-së në Afganistan, Kai Eide, më 8 janar është takuar në Dubai, me këshillin e udhëheqjes talibane, për të diskutuar për çështje të mbrojtjes dhe të garantimit të sigurisë, nëse ata vendosin të marrin pjesë në bisedimet paqësore.

Një zyrtar i OKB-së tha se takimi në Dubai ishte kërkuar nga udhëheqja e talibanëve.
XS
SM
MD
LG