Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Nga të shtënat u vranë 6 ushtarë


Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se gjashtë pjesëtarë të saj janë vrarë, pas një incidenti me të shtëna në një bazë ushtarake në këtë vend.

Zyrtarë të Ministrisë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se dy ushtarë kishin hapur zjarr kundër ushtarëve të tjerë, duke vrarë katër prej tyre dhe plagosur dy të tjerë, ndërsa në fund ata e kanë vrarë edhe vetveten.

Ministria nuk e ka publikuar vendin se ku ndodhet kjo bazë.
XS
SM
MD
LG