Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Pyetje të ashpra për Toni Blerin


Ish kryeministri britanik, Toni Bler, po ballafaqohet me pyetje të ashpra publike lidhur me vendimin e tij për dërgimin e trupave britanike për t’ju bashkuar Shteteve të Bashkuara gjatë invadimit të Irakut në vitin 2003.

Në dëshminë e tij, zoti Bler, tha se sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, kundër Shteteve të Bashkuara, kishin pasur ndikim në mënyrën se si qeveria e kishte parë raportin e inteligjencës për rrezikun nga diktatori irakian, Sadam Husein, përfshirë edhe raportet se ky regjim po përpiqej ta ripërtrinte forcën e tij ushtarake dhe të prodhonte armatim për shkatërrim në masë.

- Nëse 11 shtatori nuk do të kishte ndodhur, vlerësimi ynë për rrezikun e lejimit të Sadamit, që t’i ripërtrijë programet e tij, nuk do të ishte i njejtë, tha Toni Bler, gjatë dëshmisë para Komisionit britanik për hetimin e luftës në Irak.
XS
SM
MD
LG