Ndërlidhjet

SHBA: Senati i mbështet sanksionet kundër Iranit


Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar për miratimin e legjislacionit, që do t’i lejoj presidentit Barak Obama, të imponoj sanksione për furnizuesit e Iranit me naftë. Kjo lëvizje që ka për qëllim të bëjë presion ndaj Teheranit për ndaljen e programit të tij bërthamor.

Në sanksione mund të përfshihen kompanitë që eksportojnë karburante në Iran, ose i ndihmojnë kapacitetet e rafinerive të naftës.

Megjithqë Irani i ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, ai është i detyruar të importoj afro 40% të naftës, që e përdorë për nevoja të brendshme, për shkak të mungesës së kapaciteteve të rafinerive.

Këtë masë më herët e ka miratuar edhe Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan.
XS
SM
MD
LG