Ndërlidhjet

logo-print

Rusia kërkon kompensim për Afganistanin


Rusia është e gatshme për të ndihmuar NATO-n në Afganistan, por jo pa kompensim, ka deklaruar emisari rus në Aleancën Veriatlantike, Dmitrij Rogozin.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Rasmusen, muajin e kaluar ftoi Rusinë të sigurojë helikopterë dhe stërvitje për forcat ajrore dhe policinë e Afganistanit.
Rogozin ka thënë se Rusia është duke shqyrtuar këtë kërkesë, por është e interesuar gjithashtu ta dijë se kush do të paguajë për një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG