Ndërlidhjet

Kabul: Qeveria dënon sulmin e NATO-s që vrau 4 ushtarë


Ministria e mbrojtjes e Afganistanit e ka dënuar vrasjen aksidentale të katër ushtarëve afganë gjatë një sulmi ajror të NATO-s në provincën Vardak.

Në kumtesën e ministrisë kërkohet hetim për këtë incident dhe sjellje para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.

Në njoftim, poashtu, theksohet se ngjarja ndodhi sot herët në mëngjes, kur forca e përbashkët NATO-Afganistan u përlesh me një njësi tjetër afgane dhe pastaj kërkoi mbështetje ajrore.

Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë e udhëhequr nga NATO-ja, konfirmoi se “incidenti” ndërmjet forcave perëndimore dhe afgane ka ndodhur, por nuk ka dhënë më tepër detaje.
XS
SM
MD
LG