Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan u vranë pesë vetë


Zyrtarë të inteligjencës thonë se nga një sulm i dyshuar raketor i Shteteve të Bashkuara janë vrarë pesë vetë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Zyrtarët thanë se sulmi në mesnatë kishte goditur hapësirën Mohamed Khel në Vaziristanin Verior. Nuk ka informacione për identitetin e të vrarëve.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një varg të sulmeve raketore kundër caqeve të dyshuara të talibanëve dhe të al-Kaidës në këtë territor prej fillimit të vitit.

Qeveria e Pakistanit i ka kritikuar sulmet duke i konsideruar ato si shkelje e sovranitetit kombëtar, por analistët thonë se Islamabadi privatisht i mbështet ato dhe u ndihmon me inteligjencë.
XS
SM
MD
LG