Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët thonë se nuk janë takuar me OKB-në


Talibanët i kanë hedhur poshtë raportet se përfaqësuesit e tyre janë takuar me zyrtarin e lartë të OKB-së për të diskutuar për perspektivën për paqe në Afganistan.

Në një njoftim nga Këshilli udhëheqës i talibanëve, thuhet se raportet në disa media ndërkombëtare për takimin ndërmjet të dërguarit të OKB-së për Afganistanin, Kai Eide dhe përfaqësuesve të militantëve në Dubai këtë muaj, janë “thashetheme të kota dhe të pabaza”.

Zoti Eide nuk e ka pranuar publikisht një takim të tillë, por sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se zyrtari ka dëshiruar “që ta ketë konkludimin e tij lidhur me mendimin e disa anëtarëve të talibanëve”.
XS
SM
MD
LG