Ndërlidhjet

Xhons: Irani mund të nxisë dhunë kundër Izraelit


Xhejms Xhons, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Barak Obama, ka tërhequr vërejtjen për rritjen e rrezikut që Irani, nën presionin në rritje lidhur me programin e tij atomik, të nxisë dhunë kundër Izraelit.

Ai shpjegoi se historia tregon se kur regjimet ndjejnë presion, atëherë ato mund t’i kthehen metodave zëvendësuese.

Kjo në rastin iranian do të thoshte, sipas zotit Xhons, nxitjen e sulmeve kundër Izraelit nëpërmjet Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Irani i ndihmon me armë Hezbollahun dhe Hamasin.

Ai mëtutje theksoi se Teherani mund të ndjejë presion edhe nga faktori i brendshëm, që ishte një referencë e qartë për protestat kundër udhëheqjes iraniane lidhur me zgjedhjet e kontestuara presidenciale në qershor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG