Ndërlidhjet

Vdiq Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së


Pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, sot në mëngjes vdiq nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Ferati. Ai ishte kryetar i rizgjedhur i Komunës së Istogut në zgjedhjet lokale të vitit 2009.

I ndjeri Ferati vdiq në një spital në Gjermani. Ai ishte 50 vjeçar.

LDK-ja njoftoi se kryesia e kësaj partie i ka dërguar ngushëllime familjes së të ndjerit dhe qytetarëve të Istogut.
XS
SM
MD
LG