Ndërlidhjet

Kina i pezullon këmbimet ushtarake me SHBA-të


Ministria e jashtme e Kinës thotë se i pezullon këmbimet ushtarake dhe bisedimet për siguri me Shtetet e Bashkuara, lidhur me shitjen e planifikuar të armatimit amerikan në Tajvan, në vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh.

Ministria e jashtme kineze njoftoi, poashtu, se do të imponoj sanksione kundër firmave amerikane të involvuara në këtë marrëveshje për shtijen e armatimit.

Reagimi i i Kinës u bë një ditë pasi administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, e njoftoi Kongresin se planifikon shitjen e armatimit për Tajvanin.

Në marrëveshjen me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh përfshihet blerja e 60 helikopterëve dhe e më tepër se 100 raketave të avancuara të sistemit Patriot.
XS
SM
MD
LG