Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – 16 të vrarë


Së paku 16 vetë janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në një postbllok ushtarak në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Zyrtarë qeveritarë kanë thënë se sulmi ndodhi në vendin Khar në rajonin fisnor, Bajaur.

Kjo hapësirë është shndërruar në bazë për qindra esktremistë islamistë, që janë larguar nga Afganistani, pas përmbysjes së regjimit taliban në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG