Ndërlidhjet

Universitetet private: Të shtrenjta, apo jo?


Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Studentët që vijojnë studimet në universitete private, kryesisht janë të kënaqur me kushtet që këto institucione u ofrojnë.

Mirëpo, disa prej këtyre studentëve se çmimet në këto institucione, krahasuar me standardin në vend, janë të larta.

Zyrtarë nga Ministria e Arsimit, thonë se institucionet e larta arsimore çmimet i caktojnë në bazë të politikave të veta. Ndërsa, studentëve, sipas tyre, u mbetet të zgjedhin se a do të shkojnë në universitet privat apo shtetëror.

Arianita Beka, studente në Fakultetin e Modës “Evolution”, thotë se me fakultetin ku ajo studion, është shumë e kënaqur.

“Viti kushton 2,000 euro. Kushtet janë shumë të mira. Kam qenë edhe jashtë vendit edhe e kam parë që ky drejtim është pak më specifik, prandaj edhe çmimi është i arsyeshëm”.


“Çdo fakultet i modës jashtë Kosovës kushton shumë shtrenjtë, sepse konsiderohet pak më luksoz dhe unë jam e kënaqur. Nëse krahasohen kushtet me vendet perëndimore, nuk është dallim shumë i madh”.

“Mirëpo, p.sh në universitetin e njëjtë që është edhe në Milano, japin mësim dizajnerët e Valentinos dhe Emanuel Ungaros, që i bie se kriteret janë më të larta, përndryshe për Kosovë është krejt në rregull edhe kjo shkollë private”
, thotë studentja Arianita Bekaj.

Në anën tjetër, Arlinda Gashi, studente në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), shpreh mendimin se çmimi prej 5 mijë e 100 eurosh, që duhet paguar për studime, është pak i shtrenjtë, krahasuar me kushtet që ofrohen.

“Semestri kushton 750 euro, derisa viti 1700 euro. Kushtet janë të mira, por megjithatë presim që të përmirësohen, pasi që pas licencimit, do ta ndërrojmë objektin, i cili do të ketë më shumë laboratorë për të gjitha drejtimet”
, shprehet Arlinda Gashi.

Mirëpo, pavarësisht çmimeve të larta krahasuar me standardin në vend, ajo thotë të ketë zgjedhur universitetin privat.

“Kam vendosur të shkoj në universitet privat, për arsye se kushtet janë më të mira dhe jemi më të lirë gjatë ligjëratave”,
thotë Gashi.

Jonuz Salihu, ekspert për çështje të arsimit vlerëson se arsimi privat është alternativë dhe garanci e cilësisë.

Sipas tij, tash për tash, cilësia në këto kushte nuk është në nivel të duhur, mirëpo Salihu shpreh shpresën që cilësia në këto universitete të përmirësohet.

“Sa i përket cilësisë, te mësimdhënia dhe mësimnxënia do të përmirësohet shumëçka, ndërsa sa i përket infrastrukturës, laboratorëve, sallave sportive e kabineteve, mund të ketë përparësi institucioni privat”.

“Por, te ne nuk kanë dhënë shumë dëshmi për cilësi, mirëpo pas akreditimit pres që do të përmirësohet cilësia dhe besoj që do të jetë në nivelin që është në regjion”
, thekson Salihu.

Sipas zotit Salihu, duhet t’u jepet mundësia universiteteve private, meqë ka vend për përmirësim, nëse krahasohen me disa katedra të universitetit publik.

Edhe Albana Beka, ndjek studimet për biznes dhe teknologji në universitet privat (UBT). Sipas saj, interesimi i studentëve për të studiuar në universitet privat është tejet i lartë.

“Unë jam në drejtimin menaxhment dhe sa kam vërejtur, është një ndër degët ku konkurrojnë më së shumti studentë
”, tregon Albana Beka.

Ndërkaq, Besa Bytyçi, zëdhënëse në Ministrinë e Arsimit, thotë se tashmë ka një rregull në sferën e edukimit privat, sepse nuk funksionon më asnjë institucion i këtij niveli në Kosovë, i palicencuar.

“Tashmë, institucione të arsimit të lartë të akredituara, janë trembëdhjetë dhe studentëve u mbetet të zgjedhin se a do t’i vijojnë mësimet në universitetet privat apo shtetëror”,
thotë Bytyçi.

Në Agjencinë Kosovare për Akreditim vitin e kaluar kanë aplikuar 14 institucione private, por sa prej tyre do të akreditohen këtë vit, ende nuk dihet.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG