Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Përkthyesi afgan i vrau dy ushtarë amerikanë


Raportohet se një përkthyes afgan i ka vrarë dy ushtarë amerikanë, para se ta vrante vetveten, në një bazë ushtarake në pjesën lindore të Afganistanit.

Raportet u paraqitën sot, një ditë pasi vrasja ishte shpallur nga NATO-ja, por me pak detaje.

Agjencitë perëndimore të lajmeve citojnë zyrtarët e ushtrisë amerikane dhe ata të NATO-s, që kanë thënë se incidenti ka ndodhur në provincën Vardak.

Nuk është e qartë se përse përkthyesi ka hapur zjarr, por zyrtari i SHBA-ve tha se duket se sulmuesi ishte punonjës i pakënaqur e jo militant.
XS
SM
MD
LG