Ndërlidhjet

Kan: Borxhet shtetërore – problemi më i madh ekonomik


Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, tha sot se borxhet shtetërore do të paraqesin problemin më të madh ekonomik në botë.

Duke folur në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës, ai theksoi se “duhet të merremi me këtë çështje për 5, 6 ose 7 vjet, varësisht nga shtetet”.

Këto komente u bënë derisa shqetësimet lidhur me borxhin e Greqisë duket se mbizotëruan në forumin e Davosit.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera të zhvilluara, poashtu, kanë deficite të mëdha buxhetore, meqë ato i kanë stimuluar ekonomitë e tyre gjatë krizës globale.
XS
SM
MD
LG