Ndërlidhjet

Haiti: Arrestohen 10 amerikanë, deshin të nxjerrin fëmijë



Policia e Haitit ka arrestuar 10 shtetas amerikanë, të cilët përpiqeshin t’i marrin 33 fëmijë për një skemë ilegale të adoptimit.

Njëri nga të dyshuarit, i cili tha se është kryetar i një organizate humanitare nga Idaho mohoi se ata kanë bërë ndonjë gabim.

Të dyshuarit u arrestuan në Malpase, vendkalimin kryesor të Haitit me Republikën Dominikane, pasi policia kreu një kontroll rutinor në automjetin e tyre.
XS
SM
MD
LG