Ndërlidhjet

Iran: Gjykohen 16 përkrahës të opozitës



Gjashtëmbëdhjetë përkrahës të opozitës kanë dalë në gjyq në Iran nën akuzat që ndërlidhen me zgjedhjet e kontestuara presidenciale të qershorit.

Pesë syresh akuzohen për fajin më të rëndë, për “moharabeh”, apo luftë kundër Zotit.

Të tjerët akuzohen për cënim të rendit publik dhe sigurisë kombëtare.

Të gjithë të akuzuarit u arrestuan pasi tetë vetë u vranë në përleshjet ndërmjet mbështetësve të opozitës dhe forcave qeveritare në ditën e Ashuras, festë e shenjtë shiite, më 27 dhjetor.
XS
SM
MD
LG