Ndërlidhjet

Iraku nënshkruan marrëveshje nafte me kompaninë ruse Lukoil



Gjiganti rus i naftës "Lukoil" dhe kompania partnere nga Norvegjia "Statoil ASA" e nënshkruan marrëveshjen finale me Irakun për ta zhvilluar njërën nga fushat më të mëdha të naftës në këtë vend.

AP raportoi se sipas marrëveshjes 20 vjeçare, grupi i prirë nga "Lukoil" do ta zhvillojë fushën Kurna 2, e cila njihet për rezervat e saj prej 12.88 miliardë fuçi naftë.

"Lukoil" e fitoi të drejtën për ta zhvilluar fushën në vitin 1997, por marrëveshja u shfuqizua pesë vjet më vonë nga presidenti i Irakut, Sadam Husein.
XS
SM
MD
LG