Ndërlidhjet

Bora paralizon Gjermaninë



Të reshurat e mëdha të borës dhe temperaturat polare shkaktuan kaos të trafikut në disa pjesë të Gjermanisë ku është ndërprerë trafiku hekurudhor, ndërsa janë shënuar qindra aksidente rrugore.

Vetëm në landin e Vestfalisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.100 aksidente trafiku, kurse e kanë humbur jetën të paktën tre persona.

Nuk ka paralajmërime për përmirësim të motit, ndërsa meteorologët thonë se prej të martës priten reshje të reja bore dhe temperatura nën zero gradë.
XS
SM
MD
LG