Ndërlidhjet

Tripoli: Biznesmeni zviceran fitoi apelin



Gjykata e apelit në Libi e shfuqizoi vendimin për dënim me 16 muaj burg të biznesmenit zviceran, Rashid Hamdani, nën akuzat për qëndrim me vizë të skaduar.

Hamdani dhe bashkëpunëtori i tij Maks Goeldi kishin qëndruar një vit e gjysmë në ambasadën e Zvicrës në Tripoli.

Ata u dënuan në mungesë në 30 nëntor nga gjykata e shkallës së parë në Tripoli për qëndrim me vizë të skaduar në Libi.

Hamdani punon për një firmë ndërtimi zvicerane, ndërsa Goeldi është menaxher në kompaninë ndërtimore zvicrano-suedeze ABB.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pilaj, e përshkroi si "të padrejtë" trajtimin e tyre nga ana e Libisë.
XS
SM
MD
LG