Ndërlidhjet

KFOR reduktohet në 10 mijë trupa



KFOR-i konfirmoi sot reduktimin e trupave në Kosovë.

“Në 31 janar, KFOR realizoi një hap të rëndësishëm në historinë e misionit. Brenda një strukture më të pakët dhe më fleksibile, 10 mijë ushtarët nga 32 shtetet ofrojnë siguri dhe stabilitet për popullin në Kosovë. KFOR-i e përshtati forcën dhe strukturën e saj ndaj kërkesave aktuale. Kjo përshtatje nuk do të çojë në zvoglimin e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Në komunikatën e KFOR-it thuhet se lëvizja drejt strukturës së re e “pasqyron bindjen që NATO dhe vendet partnere e kanë për përparimin e bërë” në Kosovë.
XS
SM
MD
LG