Ndërlidhjet

logo-print

Jemeni hodhi poshtë ofertën e rebelëve për armëpushim



Qeveria e Jemenit sot e hodhi poshtë armëpushimin e ofruar nga rebelët shiitë në veri të vendit.

Këshilli Suprem i Mbrojtjes tha se rebelët duhet t’i përmbushin kushtet e qeverisë që u shpallën në shtator, e që parashohin çarmatimin e militantëve, lirimin e ushtarëve dhe pronës së rrëmbyer, heqjen e postblloqeve, tërheqjen nga pozicionet strategjike dhe njohjen e kushtetutës.

Sot këshilli shtoi edhe një kusht: që militantët të zotohen se nuk do ta sulmojnë Arabinë Saudite.

Të shtunën, udhëheqësi i rebelëve në veri, Abdel Malek al-Huti tha se është i gatshëm të pranojë kushtet fillestare të qeverisë për armëpushim.
XS
SM
MD
LG