Ndërlidhjet

Gjashtë shpërthime në Bagdad



Gjashtë shpërthime që sot e tronditën Bagdadin, kanë lënë të paktën 11 të plagosur, shumica myslimanë shiitë.

Policia tha se tre bomba e goditën një paralagje shiite të kryeqytetit mëngjesin e sotëm.

Më vonë, dy bomba artizanale dhe një granatë shpërthyen në qytet, duke plagosur tre vetë.

Shpërthimet ndodhën në kohën kur ligjvënësit u zotuan të ndërmarrin aksione më të ashpra nëse zbulohet korrupcioni në kontratat për blerjen e pajisjeve për detektimin e bombave.
XS
SM
MD
LG