Në ora 19.00 janë mbyllur qendrat e votimeve në komunën e Prizrenit dhe të Lipjanit, ku qytetarët votuan për të tretën herë për zgjedhjen e kryetarëve.
Votuesit e Prizrenit dhe Lipjanit sot për të tretën herë dolën në votime, pasi që një vendim të tillë e mori Komisioni Qendror Zgjedhor pas akuzave të dyanshme për parregullsi në garën e balotazhit më 13 dhjetor dhe udhëzimit të bërë nga KZAP-i.