Ndërlidhjet

Rezultatet preliminare: PDK fitoi në Prizren dhe Lipjan


Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Prizren dhe në Lipjan, ku u zhvilluan përsëritjet e zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Në Prizren, kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, ka fituar 53,2% të votave, ndërsa kandidati i LDK-së, Hanefi Muharremi, 46,8%.

Në Lipjan, kanidati i PDK-së, Shukri Buja, fitoi 53,7%, ndërsa Imri Ahmeti fitoi 46,3%.

Këto rezultate janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një konferencë për media të mbajtur pak pas mesnatës.
XS
SM
MD
LG