Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: Vazhdojnë bisedimet për armatim


Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, planifikohet që sot në Gjenevë, t’i vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen e re të reduktimit të armatimit atomik.

Kjo marrëveshje do ta zëvendësoj paktin e mëparshëm, START, që skadoi në dhjetor të vitit të kaluar.

Javën e kaluar, presidenti rus, Dmitri Medvedev, tha se “marrëveshja është gati 95%”.

Presidenti amerikan, Barak Obama dhe ai rus, Dmitri Medvedev, kanë diskutuar për këtë çështje, në Kopenhagë, gjatë samitit për ndryshime klimatike, por nuk ia dolën të arrijnë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG