Ndërlidhjet

SHBA: Vazhdojnë fluturimet për evakuime nga Haiti


Ushtria e SHBA-ve njoftoi se do t’i vazhdoj fluturimet për evakuim nga Haiti për personat e plagosur rëndë nga tërmeti.

Të mërkuarën e kaluar fluturimet e këtilla ishin pezulluar lidhur me mospajtimet se ku do të trajtoheshin pacientët dhe për çmimin e kujdesit ndaj tyre.

Gjatë shpalljes së vazhdimit të fluturimeve, Shtëpia e Bardhë, tha se “partnerët” e brendshëm dhe të jashtëm kanë dhënë siguri se ka “kapacitete plotësuese” për trajtimin e të plagosurve.
XS
SM
MD
LG