Ndërlidhjet

SHBA: Beyonce dominoi në Grammy me 6 fitore


Ylli muzikor Beyonce dominoi me 6 fitore në Çmimet Grammy, që u mbajtën mbrëmë vonë në Los Anxhelos.

Kështu ajo ia kaloi këngëtares së njohur amerikane të muzikës kantri, Tejlor Suift, e cila fitoi katër çmime.

Pos tjerash, Beyonce, fitoi edhe çmimin për Këngën e Vitit për hitin e saj “Single Ladies”, e cila fitoi edhe çmimin për zërin më të mirë femëror në kategorinë R&B (ritëm e bluz).

Çmime fituan edhe grupi Destiny’s Child dhe Black Eyed Peas.

Kompozitori nga India, A. R. Rahman, u shpërblye me dy çmime për muzikën e tij për filmin Slumdog Millionare, që pat fituar çmimin Oskar.
XS
SM
MD
LG