Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Nga sulmi me granatë – u vra një polic


Nga një sulm kundër selisë së policisë rajonale në Republikën ruse të Kaukazit Verior, Ingusheti, është vrarë një polic, ndërsa së paku dy persona të tjerë janë plagosur.

Policia tha se ndërtesa e ministrisë së brendshme lokale në kryeqytetin Nazran “ishte goditur me lansues të granatës”.

Mendohet se ky është incidenti i tillë i parë prej vitit 2004.

Në rajonin e trazuar rus të Kaukazit Verior aktualisht janë në rritje sulmet nga militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG