Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmi vetëvrasës – 41 të vrarë


Policia e Irakut thotë se 41 pelegrinë shiitë janë vrarë dhe afro 110 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në Bagdad.

Sipas policisë, sulmuesi ishte përzier në mesin e pelegrinëve shiitë në lagjen Shaab, kur e aktivizoi ekspozivin.

Sipas disa raporteve, këtë sulm e kishte kryer një femër.

Këtë javë qindra mijëra shiitë shkojnë në pelegrinazh në qytetin Qerbela, në jug të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG