Ndërlidhjet

Kosaçev: Hyrja e Serbisë në NATO, rrezikon raportet me Rusinë


Kryesuesi i Komitetit të Dumës ruse për marrëdhënie të jashtme, Konstanin Kosaçev, tha se vendimi i Serbisë për të hyrë në NATO, do të kishte ndikim negativ në marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.

Në një intervistë për mediat serbe, zoti Kosaçev, tha se “vendimi eventual i Serbisë që t’i bashkohet NATO-s do të thotë se populli serb i pranon aksionet e Aleancës Veriatlantike ndaj ish Jugosllavisë dhe se e pranon pavarësinë e Kosovës”.

Ai ka vlerësuar se hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do t’i ndryshonte raportet Beograd – Moskë.
XS
SM
MD
LG