Ndërlidhjet

Rasmusen sinjalizon shkurtime tjera të KFOR-it


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka deklaruar se Aleanca Veriatlantike do të mbështetë të gjithë hapat që forcojnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke përfshirë edhe integrimin e të gjitha komuniteteve në shoqërinë kosovare.
Gjatë një takimi me gazetarët në Bruksel, Rasmusen ka sinjalizuar mundësinë e reduktimeve të mëtejme të KFOR-it, varësisht nga zhvillimet në planin e sigurisë dhe ka shtuar se në takimin e Stambollit që mbahet të enjten dhe të premten, pos për Afganistanin dhe temave tjera, do të bisedohet edhe për Kosovën.
XS
SM
MD
LG