Ndërlidhjet

Suedi, Poloni: SHBA, Rusia ta reduktojnë armatimin taktik


Suedia dhe Polonia kanë kërkuar që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ta reduktojnë armatimin e tyre taktik bërthamor në Evropë, duke thënë se ai paraqet kërcënim për kontinentin.

Në këtë kuadër, në artikullin e botuar në Nju Jork Tajms, ministri i jashtëm suedez, Karl Bildt dhe kolegu i tij polak, Radoslav Sikorski, kanë theksuar kokat atomike ruse të vendosura në Kaliningrad në Detin Baltik dhe në ishullin Kola, në veriperëndim të Rusisë.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po zhvillojnë negociata për kufizimet e reja në armatimin strategjik bërthamor.

Armatimi taktik atomik është më i vogël se ai strategjik, por ky lloj i armatimit nuk përmendet në asnjë marrëveshje për kontrollin e armatimit.
XS
SM
MD
LG