Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësim për arrestimet e aktivistëve rusë


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim” për arrrestimin e shkurtër të afro 100 aktivistëve anti qeveri, gjatë një proteste në Moskë.

Departamenti amerikan i shtetit tha se aksionet e autoriteteve paraqesin goditje të mëtejme “kundër lirisë së të shprehurit dhe të tubimit”.

Më herët, Bashkimi Evropian kërkoi nga Rusia që ta ndalë, trajtimin “e ashpër” të protestuesve.

BE-ja thotë se në mesin e personave të arrestuar të shtunën ishte edhe Oleg Orlov, fitues i çmimit Saharov për të drejtat e njeriut, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG