Ndërlidhjet

Bosnjë: U arrestua ish komandanti mysliman


Policia ka arrestuar ish komandantin ushtarak mysliman të Bosnjës, Zulfikar Alispago, i dyshuar për vrasjen e 22 civilëve kroatë gjatë luftës në periudhën 1992 – 1995.

Prokurorët njoftuan se Alispago e kishte udhëhequr brigadën speciale të armatës së Bosnjës, e cila kishte dorë në krimet e luftës në vitin 1993.

Mëtutje në njoftimin e prokurorëve theksohet se njësia ka kryer “krime të luftës kundër popullatës civile dhe kundër të burgosurve të luftës në fshatin Trushina” në pjesën jugore të Bosnjë Hercegovinës.

Megjithqë aleatë kundër serbëve gjatë pjesësë më të madhe të luftës në Bosnjë Hercegovinë, myslimanët dhe kroatët luftuan kundër njëri tjetrit për 11 muaj në vitin 1993 dhe 1994.
XS
SM
MD
LG