Ndërlidhjet

Francë: Hapet procesi gjyqësor për përplasjen e Konkordit


Sot në Francë fillon procesi gjyqësor për përplasjen e aeroplanit Konkord të kompanisë Er France para afro 10 vitesh.

Në këtë përplasje patën humbur jetën 113 vetë, në korrik të vitit 2000.

Hetuesit francezë thonë se këtë tragjedi e shkaktoi një copë metali në pistë e rënë nga një aeroplan i kompanisë Kontinental Erlajns.

Kjo kompani amerikane dhe pesë individë janë të akuzuar për përplasjen.

Kompania Kontinental Erlajns i hedh poshtë akuzat.

Procesi zhvillohet në Pontuaze afër Parisit.

Në vitin 2003 aeroplanat e tipit Konkord ishin tërhequr nga përdorimi si nga Er France dhe British Evrvejz.
XS
SM
MD
LG