Ndërlidhjet

Bosnjë: Policia e ka bllokuar një vendbanin të vehabistëve


Afro 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë sot në mëngjes e kanë bllokuar fshatin Gornja Maoça, në komunën e Bërçkos, në të cilin jeton bashkësia më e madhe e vehabistëve në Bosnjë Hercegovinë.

Televizioni federal ka raportuar se ky është një aksion policor me përmasa të gjëra, që ka për qëllim indentifikimin e personave, pasi ka dyshime se paraqesin kërcënim për sigurinë shtetërore.

Theksohet se deri tash janë kontroluar disa objekte, në të cilat është gjetur sasi më e madhe e armatimit.

Mediat në Bosnjë Hercegovinë kanë raportuar se shërbimet e sigurimit në këtë vend, e kanë vënë fshatin Gornja Maoça nën mbikëqyrje të forcuar, pasi kanë marrë informacione se në fshat po zhvillohen aktivitete, të cilat mund ta kërcënojnë sigurinë shtetërore.

Ky fshat është një vend krejtësisht i izoluar, ndërsa rruga për në fshat është pothuajse e pakalueshme.

Raportohet se udhërrëfyesit për në fshat janë të shkruar në gjuhën arabe.
XS
SM
MD
LG