Ndërlidhjet

Musavi: Diktatura ende ekziston në Iran


Lideri opozitar iranian, Mir Hosein Musavi, tha sot se përkundër Revolucionit Islamik të vitit 1979 “rrënjët e tiranisë dhe të diktaturës”, që e shënuan epokën e Shahut, ende ekzistojnë në Iran.

Komentet e tij u bënë në kohën kur në Iran u shënua 31 vjetori i Revolucionit të vitit 1979, nga i cili u përmbys Shahu, që mbështetej nga Shtetet e Bashkuara dhe u krijua Republika Islamike.

Zoti Musavi tha se tashmë nuk beson, siç kishte besuar më parë, se Revolucioni i arriti qëllimet e tij.
XS
SM
MD
LG