Ndërlidhjet

Irani do të ekzekutojë 9 protestues



Zëvendës kreu i gjykatës iraniane ka thënë se nëntë protestues tjerë iranianë do të ekzekutohen së shpejti.

Agjencia Fars citon Ebrahim Raisin të ketë thënë se ata kishin lidhje me grupet kundër revolucionare dhe planifikonin përmbysjen e regjimit islamik, prandaj së shpejti do të ekzekutohen.

Të nëntët janë arrestuar muajve të fundit gjatë protestave kundër rizgjedhjes së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Dy protestues të opozitës u varën javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG