Ndërlidhjet

Çeki: Gripi H1N1 godet njeriun që duhej të kujdeset për tjerët



Kreu i shëndetësisë në Çeki, Mihael Vit, të cilit qeveria ia besoi përgjegjësinë që të vendosë se kur do të fillojë vakcinimi i detyruar i më shumë se 200 mijë njerëzve, përgjegjës për funskionimin e shtetit, vetë është sëmurë nga gripi A H1N1.

Vit është ndër ithtarët më të mëdhej të vakcinimit në Çeki, dhe vazhdimisht në media u ka apeluar çekëve të mos e nënvleftësojnë gripin e ri dhe të vakcinohen, vetë ishte vakcinuar vetëm kundër gripit sezonal.

Mediat çeke raportojnë se prej të hënës, Vit është shtruar i sëmurë me simptomet e gripit të ri.
XS
SM
MD
LG