Ndërlidhjet

"Mjekët pa Kufij" kritikojnë qendrat e emigrantëve në Itali



Grupi humanitar “Mjekët pa Kufij” e kritikoi Italinë për kushtet në qendrat ku mbahen emigrantët ilegalë.

Në raportin e sotëm, grupi thotë se qendrat e tilla nuk kanë shërbime themelore dhe janë “burgje në çdo pikëpamje”.

Raporti bazohet në kërkimet e kryera në 21 qendra në mbarë Italinë.

Për më shumë se një dekadë, dhjetëra mijëra vetë janë përpjekur të hyjnë në Evropë ilegalisht duke kalaur Mesdheun. Pas ardhjes në Itali, ata zakonisht janë vendosur në qendrat për emigrantë.
XS
SM
MD
LG