Ndërlidhjet

SHBA: 18.000 trupat në Afganistan deri në pranverë



Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 18 mijë nga 30 mijë trupat që i autorizoi presidenti Barak Obama, do të mbërrijnë në Afganistan nga fundi i pranverës.

Admirali Majk Mullen, shef i shtabit të përgjithshëm, i tha një komiteti të Kongresit se talibanët kanë shkuar përtej pozicioneve jugore dhe tash e kanë shtrirë ndikimin në shumicën e provincave afgane.

Mullen tha se pjesa tjetër e 30 mijë trupave do të mbërrijë “sa më shpejt të jetë e mundur në verë dhe fillim të vjeshtës”.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë filimisht thanë se 30 mijë trupat duhet të mbërrijnë në Afganistan deri në fund të qershorit.
XS
SM
MD
LG