Ndërlidhjet

FMN: S'ka shenja të rimëkëmbjes në Mal të Zi



Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar thanë se ekonomia e Malit të Zi ka pësuar goditje të rëndë vitin e kaluar, dhe se nuk ka shenja të rimëkëmbjes së shpejtë.

Gervin Bell. kreu i misionit të FMN-së që vizitoi Podgoricën, tha se "ka shenja se rënia ekonomike po zbutet, por nuk ka shenja të qarta për rimëkëmbje të fortë në afat të shkurtër".

Ekonomia e Malit të Zi pësoi rënie prej 7 përqind vitin e kaluar.

Analistët thonë se Mali i Zi duhet ta ristrukturojë ekonominë e tij, e cila deri tash mbështetej në turizmin dhe spekulimet në tregun e pronave.
XS
SM
MD
LG