Ndërlidhjet

logo-print

Bajden: Deficiti mund të kërcënojë sigurinë kombëtare



Nëse Shtetet e Bashkuara dështojnë që t'i adresojnë deficitet buxhetore, ato mund të bëhen kërcënim për sigurinë kombëtare me kalimin e kohës, paralajmëroi nënpresidenti Xho Bajden.

Bajden tha se deficiti i lartë buxhetor ende nuk është bërë çështje kombëtare.

"Nëse nuk bëjmë diçka rreth kësaj, atëherë ai mund të bëhet çështje e sigurisë kombëtare", tha Bajden në një intervistë për rrjetin MSNBC.

Bajden i bëri këto komente një ditë pasi presidenti Barak Obama e propozoi buxhetin, i cili projekton deficit prej 1.560 miliardë dollarë për vitin fiskal 2010.
XS
SM
MD
LG