Ndërlidhjet

logo-print

Obama do të takojë Dalai Lamën



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ende planifikon të takohet me Dalai Lamën, tha Shtëpia e Bardhë, përkundër paralajmërimeve të Kinës se takimi i tillë mund t’i dëmtonte lidhjet ndërmjet ekonomisë së parë dhe të tretë në botë.

“Presidenti u tha udhëheqësve kinezë gjatë vizitës së tij vitin e kaluar se ai mund ta takojë Dalai Lamën, dhe ende ka ndërmend ta bëjë atë”, transmetoi Reuters zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë, Bill Barton.
XS
SM
MD
LG